Birra nuk është vetëm për t’u pirë, ja se si të përgatisni një pulë të shijshme me të 0 1439

Keni menduar se birra vetëm mund të shijoni si pije? Epo e keni menduar gabim. E dini se në çfarë mund ta përdorni tjetër? Në përgatitjen e një pule të shijshme. Ndoshta nuk e kishit dëgjuar më parë, por nëse do të provoni një pulë të gatuar me birrë ju garantojmë se nuk do të doni ta gatuani atë në asnjë mënyrë tjetër. Birra e bën atë më të butë dhe i jep një shije fantastike, prandaj mësoni se si ta përgatisni:



Përbërësit:

Një pulë rreth 1 kilogramë, katër lugë vaj ulliri, 330 ml birrë bionde, një thelb hudhër, kripë dhe disa gjethe rozmarine.

Përgatitja:

Prisni pulën në copa, dhe në një tigan të thellë hidhni vajin e ullirit dhe hudhrën. Më pas shtoni pjesët e pulës, vendosini një kapak dhe lëreni të skuqet për 30 minuta deri kur mishi të jetë zbutur. Më pas hidhni birrën në tigan dhe vazhdoni të gatuani me zjarr të lartë, por mos e vendosni kapakun në mënyrë që birra të avullojë. Shtoni më pas rozmarinën dhe shërbejeni të nxehtë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *