Era Istrefi shtrohet me urgjencë në spital!

Krizat e forta dhe dhimbjet therësë në bark e kanë detyruar këngëtaren e njohur kosovare t`i drejtohet me urgjencë spitalit.

Duke parë gjendjen e saj, mjekët nuk e zgjatën shumë, por e futën direkt në sallën e operacionit. Era Istrefi mësohet se ka pasur problem akute me apendisitin, i cili  faktikisht, në raste të tilla nuk fal e situata nuk pret.

Ishte vetë 24 vjecarja që e tregoi këtë episod per fansat në “Instastory“ përmes publikimit të një videoje ku nuk nxjerr fytyrën, por shpjegon në dy gjuhë, shqip dhe anglisht se cfarë i kishte ndodhur por se tani është mirë dhe shumë shpejt, do t`i kthehet punës sërish.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article