10 gjëra që çdo prind duhet ti dijë kur i ka fëmijët në fillore! 0 238

Të gjithë kemi dëgjuar për prindër që pësojnë kriza paniku për mënyrën se si ti mbajnë fëmijët e tyre të zënë gjatë verës, por për shumë prindër , stresi i vërtetë sapo ka filluar. Përse? Epo të vegjlit e tyre janë duke ndërrmarrë një hap të rëndësishëm të rritjes së tyre: fillimin e shkollës. Nga zgjedhja e këpucëve të para të shkollës e deri tek momenti i ndarjes te porta e shkollës, ne ju tregojmë hapat që duhet të ndiqni që të përballoni çdo gjë me sukses.

Flisni për ditën e madhe

Nuk ka rëndësi mosha që arrijmë përsëri e panjohura na tremb, prandaj kur vjen një ndryshim si dita e parë e shkollës, bisedimi mbi këtë ditë muaj më parë do e bëjë më të lehtë. Mund ti tregoni fëmijëve tuaj për gjërat e këndshme që do të ndodhin si shokët e rinj që do të kenë, pushimi i madh, mësimi i gjërave të reja por edhe eksperiencën tënde se çfarë të pëlqen te shkolla.

Këpucët e shkollës duhet të jenë të rehatshme

Imagjinata e fëmijëve është e pafundme. Nga loja e futbollit me shokët, te ardhja në shtëpi pas ditës së parë të shkollës, fëmijët tuaj do të zbulojnë një botë të re eksplorimi. Me këpucët e duhura fëmija juaj do të jetë gati të fillojë ditën e re.

Vendosni etiketa kudo

E kush është ai që nuk e mban mend kur prindërit na vinin etiketa me emrat tanë mbi çdo gjë. Etiketimi do e ndihmojë fëmijën tuaj të emocionohet më shumë për të veshur uniformën e tyre të re.

Paketimi i drekës duhet të jetë i thjeshtë

Kur tu paketoni drekën fëmijës tuaj sigurohuni që shishja e ujit të jetë e lehtë për tu hapur dhe gjithashtu tosti apo sanduiçi i paktetuar që do i jepni me vete të mos ketë nevojë për gërshërë që të hapet.

Miqtë tuaj të rinj prindër mund të ndryshojnë

Do të ndiheni po aq nervoz sa edhe fëmija rreth miqve të rinj. Miqësohuni me prindërit e tjerë por dini ama edhe që nuk mund të qëndroni përgjithnjë miq me ta gjatë gjithë periudhës së shkollës të fëmijës tuaj. Jinni të sjellshëm me të gjithë.

Njihni mësuesin ………por jo më tepër se sa duhet

Njihni mësuesin e fëmijës tuaj, dhe sigurohuni që fëmija juaj i bën të gjitha detyrat por dini limitin tuaj-ata janë pjesë e jetës tuaj që të punojnë me edukimin e fëmijës tuaj jo që të dalin për kafe me ju në fundjava.

Dilni vullnetarë por jo në dëmin tuaj

Të jeni pjesë e këshillit të prindërve është një punë shumë e rëndësishme dhe ju vendos në qendër të komunitetit shkollor të fëmijës tuaj. Përveç kësaj duhet të jeni gati për një punë shumë të vështirë. Do të shmangeni nga prindërit e tjerë kur të bëhet fjalë për ndonjë aktivitet shkollor prandaj mos u mundoni që të bëni çdo gjë të vetëm vetëm sepse prindërit e tjerë I bëjnë bisht punës.

Lexojini fëmijës tuaj çdo natë

Fëmijët na imitojnë për çdo gjë. Nëse dëshironi që fëmija juaj të mësojë të lexojë herët atëherë lexojuni çdo mbrëmje.

Ata do të jenë shuëm të lodhur

Në javët e para të fillimit të shkollës fëmija juaj do të jetë shumë I lodhur pasi do të jetë ende duke u përshatur. Mos I ngarkoni direkt fëmijët tuaj me aktivitete dhe fokusohuni te darka, banja , historitë që do u lexoni para se të flenë dhe gjumi I mirë.

Do të jetë emocionuese

Është e thjeshtë. Do të qash.

Previous ArticleNext Article