11 vajza të zakonshme që janë martuar me princa! 0 723

Përralla klasike e Hirushes. Pse? Sepse një person I zakonshëm martohet me një princ dhe etojnë të lumtur në jetë të jetëve. Duke filluar nga shekulli I 19-të, pjestarët më të rinj të familjeve mbretërore janë martuar me dashuri, pavarësisht titullit që ‘shpirti I tyre binjak’ mban. Kjo është një copëz shprese edhe për ne të tjetrët, por gjithsesi duhet të pranojmë se shancet për tu bërë princeshë pas martese janë të pakta.  Ndoshta ju e dini historinë e dashurisë së Princit Ëilliam me Katte middleton apo romancën e Princit Harry me Meghan Markle por e dini se cila mbretëreshë ka qenë gazetare? Cili princ e ka takuar nusen e tij ndërsa punonte si trajnere personale? Nuk mendojmë se e dini.

Grace Kelly dhe Prince Rainier III

Grace Kelly ka lindur dhe është rritur në Filadelfia, pensilvani, përpara se të fillonte karrierrën e saj si aktore. Në 1955-ën ajo fitoi çmimin si aktorja më e mirë në filmin The Country Girl. Më vonë ajo takoi princ Ranierin e Monakos dhe në 1956 ajo u martua me Princ Ranierin dhe jetoi në Monako derisa vdiq.

Letizia Ortiz Rocasolano dhe  Mbreti Felipe VI

Letizia Ortiz Rocasolano,tashmë mbretëresha Letizia e Spanjës, më parë ka qenë gazetare. Në 2003-shin ajo u fejua me Felipen I cili në atë kohë ishte princi I Asturias. Fejesa e tyre ishtë një surprizë për të gjithë dhe jo vetëm për shkak se ajo nuk ka një titull mbretëror por sepse ka qenë më parë e martuar.

Charlene Wittstock dhe Prince Albert II

Në verë të 2011-ës Charlene Wittstock u martua me Princin Albert II të Monakos- djalin e princeshës Grace Kelly dhe Princit Ranier III. Wittstock e cila tashmë është Princeshë e Monakos, ka lindur në Zimbabwe. Gjatë fëmijërisë u shpërngul me familjen e saj në Afrikën e Jugut dhe më vonë prezantoi vendin në lojrat olimpike në Not.

Kate Middleton dhe  Princi William

Kate Middleton ka lindur në Reading, Angli nga prindër biznesmen. Middleton e takoi Princin William kur studionin të dy në të njëjtin Universitet në Skoci. Në fillim ishin miq dhe më pas u lidhën. Pas disa kohe lidhje ata u martuan në Prill të 2011-ës. Middleton tani njihet si, Catherine, Dukesha e Cambridge.

Sofia Hellqvist dhe Princi Carl Philip

Sofia Hellqvist u martua me Princin Carl Philip të Suedisë në 2015-ën. Ajo njihet si Princeshë Sofia e Suedisë, Dukesha e Varmland, por para martese ajo ishte një modele dhe ylli i një reality show. Fëmija i tye i parë lindi prillin e kaluar.

Victoria, Princesha e kurorës së Suedisë dhe Daniel Westling

Princesha e Suedisë Viktoria e njohu bashkëshortin e saj Princin Daniel ndërsa punonte si trajneri i saj personal. Pra kësaj ai punonte në ushtrinë Suedeze. Çifti shpalli fejesën në 2009-ën dhe u martuan në Qershor të 2010-ës.

Princesha Madeleine e Suedisë dhe Christopher O’Neill

Princesha Madeleine e Suedisë, motra e Princeshës Viktoria dhe Princi Carl Philip, u martua me Christopher O’Neill në 2013-ën. O’Neill është një financier Amerikano-Britanik. Ai ka lindur në Londër dhe ka studiuar në Universitetin e Bostonit. Ai nuk mban një titull pasi hoqi dorë nga nënshtetësia Suedeze.

Masako Owada dhe princi I kurorës Naruhito

Masako Owada ka lindur në Tokio, Japoni, por u shpqrngul me familjen në SHBA kur ishte në shkollën e mesme. Ajo ka studiuar në Harvard për ekonomi, por ka studiuar edh enë universitetin e Oksfordit dhe të Tokios për Marrdhënie Ndërkombatare. Owada, tashmë princeshë e kurorës së Japonisë ka më shumë se 20 vjet e martuar me Princin Naruhito dhe kanë një vajzë sëbashku, Princeshën Aiko.

Rania Al-Yassin dhe Mbreti Abdullah II i Jordanit

Tashmë Mbretëresha Rania e njohu atëherë Princin Abdullah të Jordanit kur ishte 22 vjeç. Mbretëresha Rania lindi në Kuvajt nga prindër palestinezë dhe u larguan për në Jordan pas pushtimit nga Saddam Hussein. Ajo studioi në Universitetin Amerikan të Kajros dhe bashkë me bashkëshortin e saj morrën titullin Mbret dhe mbretëreshë në 1999-ën.

Máxima Zorreguieta Cerruti dhe Mbreti Willem-Alexander i Hollandës

Maxima Zorreguieta Cerruti e lindur në Buenos Aires, Argjentinë, punonte në një bankë Gjermane në New York kur takoi atëherë Princin Willem-Alexander të Hollandës në 1999-ën. Çifti u takua në Seville të Spanjës ku princi e prezantoi veten si thjesht Alexander. Maxima e vjen nga prejardhje mbretërore por e lindur pa titull tashmë është mbretëresha e Hollandës.

Marie-Chantal Miller dhe Pavlos, Princi i kurorës Greke

Marie-Chantal është një nga tre motrat e famshme Miller. Babai I tyre u pasurua falë dyqaneve Duty-free. Ajo u martua me Princin e kurorës Pavlos të Greqisë në 1995-ën. Ajo tashmë njihet si Princesha e kurorës së Greqisë, Princeshë e Danimarkës dhe ka 5 fëmijë.

Burimi/Vogue

Previous ArticleNext Article