Angelina, një mrekulli elegance në ngjyra nude dhe udhërrëfyese e tendencave të fundit! 0 2863

Nga e zeza, tek ngjyrat e zbehta, Angelina Jolie na tregon sesi të dukemi super elegante me një fustan pa rripa ngjyrë nude.

Pervec një unaze në gisht, syzeve të diellit dhe nje cante fine te zezë, ylli hollivudian nuk mban asnjë aksesor tjetër duke e kthyer kështu thjeshtësinë e saj në një asset të vyer.

Look-u i fundit i aktores është shembulli perfekt i sofistikimit. Fustani i saj me gjatësi poshtë gjurit, i kombinuar me një palë këpucë elegante me takë po të së njëjtës ngjyrë, është nje zgjedhje tejet popullore së fundi mes femrave të profilit të lartë përfshirë mbretëreshën Letizia të Spanjës, atë Rania të Jordanisë dhe Meghan Markle, dukeshë e Sussex-it. Stili ngjason pak më atë të yjeve të Hollivudit të viteve `50.

Previous ArticleNext Article