Ish anëtarja e “Spice Girls” në rehabilitim për varësinë ndaj seksit 0 738

‘Spice Girls’, vajzat me stilin e veçantë, pas shpërbërjes së grupit, kanë vazhduar jetën në drejtime të ndryshme, por zhvillimet në jetët e tyre gjithnjë kanë ngjallur interes. I tillë është lajmi që ka pushtuar sot mediat. Varësi nga alkooli dhe seksi. Këngëtarja 43-vjeçare Mel B, do hyjë në një qendër rehabilitimi për t’u kuruar.

Burime pranë këngëtares thanë për “The Sun” se si Mel B, pi prej muajsh pa kontroll vodka dhe tequila dhe se si kalon netë të shfrenuara duke bërë seks, edhe me tre meshkuj në të njëjtën ditë.

Mësohet se ish-anëtarja e grupit Spice Girls, përfundoi në varësi nga alkooli dhe seksi pas ndarjes nga ish-bashkëshorti Stephen Belafonte, i cili e akuzonte këngëtaren për dhunë.

Këngëtarja do të hyjë në rehabilitim në shtator, ku për shkak të varësive të saj, shëndeti mendor nuk është i qëndrueshëm.

Divorci me Belafonte u finalizua në gjykatë pak javë më parë, por jo në favor të këngëtares, e cila duhet t’i paguajë çdo muaj ish-bashkëshortit 5 mijë dollarë, për kujdesjen e vajzës së tyre Madison 7 vjeçe dhe 15 mijë të tjera për ushqim.

 

Previous ArticleNext Article