Kaos në koncertin e Beyonce dhe Jay-Z, një fans i dehur ngjitet në skenë dhe vrapon pas çiftit! 0 208

Një fans i dehur ka shkaktuar kaos në një koncert të Beyonce Knowles dhe Jay-Z në Atlanta, pasi është ngjitur në skenë dhe ka vrapuar në drejtim të çiftit të famshëm. Dy këngëtarët kanë mbajtur një koncert në Mercedes-Benz Stadium, në kuadër të turneut të tyre ‘On the Run II’.

Pamjet janë transmetuar nga foxnews.com, dhe duket se në momentin e ngjitjes së fansit në skenë, çifti i këngëtarëve të famshëm janë larguar, ndërsa në skenë është bërë një kaos i vërtetë.

Në rrjetet sociale janë publikuar disa video, ku shihen valltarët fillimisht të habitur dhe pastaj duke vrapuar pas fansit. Ndërkohë që kanë qenë këta të fundit që kanë arritur ta pengojnë fasnin për të mos iu afruar çiftit të famshëm të muzikës.

Previous ArticleNext Article