Me këtë pardesy, Kate Middleton shpall zyrtarisht fundin e verës! 0 926

Dukesha e Kembrixhit njihet si njeriu që ka “një xhaketë për cdo rast të mundshëm“ , përfshirë atë ngjyrë smeraldi për ditën e Shën Patrikut.

Por tani, me një pardesy të re Catherine Walker ajo e deklaron zyrtarisht verën të mbyllur dhe përshëndet afrimin e vjeshtës. Kate u fotografua duke shkuar në një shërbesë kishtare përkrah Mbretëreshës Elisabeta me xhaketën e gjatë ngjyrë gri të mbyllur tek fyti dhe me kopsa të mbërthyera përpara.

Përse u cuditëm ne? Po sepse është ende gusht, dhe sapo që moti mund të ketë ato kapriciot e veta e të ftohet herë pas herë, i nxehti nuk është larguar ende, të paktën jo aq sa të mendojmë se është koha të heqim dorë nga gjërat e verës. Kate sic duket e mendon ndryshe, dhe jo vetëm që e veshi xhaketën e trashe më mëngë të gjata, por edhe nuk nxorri asnjë pikë djersë!

Previous ArticleNext Article