Mërzitet aktorja e Portokallisë; e bezdisin komentet per kilet e shtuara! 0 487

Është një gjë të shtosh kile dhe këtë ta tregosh  vetë dhe një gjë tjetër të ta vënë në dukje të tjerët. Atje, nuk e di pse, të ngrihet ca nervi dhe kështu ndodhi edhe me aktoren e humorit Albana Perhati, e cila e pranoi përmes nje postimi në Instagram sesa shumë e bezdis jo vetëm shëndoshja, por edhe komentet e njerëzve që ia vënë në dukje.“Bukrës“, kjo nuk i pëlqen fare.

“Kur ti e pranon që je shëndoshur pak, këtë e shpreh që të është bërë stres. Vjen dikush dhe të thotë:”Uaaa shumë je shëndoshur, mbaj çik djetë o goc, lëviz çik, dil nga liqeni, ik në palestër”, dhe vetë është 745 kg”- ka shkruar aktorja.

Perhati ka qenë përgjatë muajve të verës e angazhuar bashkë me kolegët e saj të Portokallisë për ta cuar spektaklin e humorit pranë njerëzve në pjesë të ndryshme të vendit, e ky lloj regjimi mbase ka bërë që ta lërë mënjanë kujdesin me ushqimin.

Previous ArticleNext Article