Turbani, arma sekrete për flokë të bukur! 0 554

Turbanët janë trendi më i ri! Që kur Gucci më herët këtët vit nxorri modelet në pasarelë me turban, ky trend ka pësuar një rritje të shpejtë.

Sipas Jane Taylor, kapele-bërës i dukeshës së Cambridge, turbanët janë aksesori më i preferuar i kësaj vjeshte. Por nëse nuk jeni aq të guximshëm sa të vendosni një turban ndërsa dilni atëherë mund ta provoni në shtëpinë tuaj si pjesë e një regjimi bukurie.

Turbanët janë perfekt për tharjen e flokëve, për ti mbajtur ata të butë dhe për të na bërë ne të dukemi shik kur i vendosim. Flokët e lagur janë më të ndjeshëm dhe këputen më lehtë prandaj mund të përdorni një turban copa e të cilit e thith të gjithë ujin e flokëve dhe I than më lehtë. Është perfekt për flokët pasi i keni aplikuar balsam apo një maskë pasi kur vendosni turbanin menjëherë pas balsamit ngrohtësia e kësaj kapeleje inkurajon kutikulat që të hapen duke bërë kështu që yndyra e flokëve dhe përbërësit e tjerë të futen më thellë në lëkurë.

Turbani, sidomos ai i përbërë prej mëndafshi ndihmon flokët duke i mbajtur të butë dhe nuk i lë ata të ngatarron flokët ashtu si kur flemë në një jastëk të zakonshëm. Duke qenë se turbani përbëhet nga copa ekologjike, fibrat e bambusë që përmbajnë ndihmojnë në therjen e shpejtë të flokëve. Nëse nuk na pëlqen se si duken flokët tanë atëherë mund ti mbulojmë me anë të një turbani dhe përsëri të dukemi shik.

Previous ArticleNext Article