KreuFashion

6 rregulla kryesore të vendosjes së fondatinës!

Kur fondatina vendoset në mënyrën e duhur duket sikur nuk është vendosur fare- duket sikur kemi vetëm lëkurën tonë. Falë furçave të reja të makijazhit dhe metodave të reja të aplikimit, fondatina mund të duket nga e thjeshtë dhe të duket njësoj si lëkura në hutuese me një shpejtësi marramendëse. Kjo është arsyeja pse ne kemi pyetur artistët e makijazhit për këshillat më të mira rreth aftësive të makijazhit.

Pregatitja e lëkurës është çelësi

Lëkura e hidratuar dhe e pastruar nga qelizat e vdekura është thelbësore përndryshe fondatina nuk do të duket shumë mirë.

Qëndroni te baza

Sigurohuni që para se të aplikoni makijazh, të lexoni etiketat e produkteve që të përdorni më të mirat e mundshme për lëkurën tuaj.

Duhet më shumë se vetëm një mjet

Filloni rregullimin e makijazhit me një furçë duke filluar nga qendra e fytyrës. Më pas mund të përdorësh një BeatyBlender që të mbulohet çdo ‘defekt’ i fytyrës.

 

Më pak produkte të përdorura është më mirë

Aplikoni më shumë produkte në zonat e fytyrës që kanë më shumë nevojë për korrigjim që pamja juaj të jetë sa më natyrale.

Nëse aplikoni më shumë produkt se sa duhet, fiksuesi i lëkurës është miku juaj më i mirë

Nëse makijazhi juaj është shumë i rëndë, aplikoni sprain fiksues të makijazhit, pasi kjo e lehtëson makijazhin e rënduar.

Mos përdorni shumë pudër

Përdorni pudër pluhur vetëm në zonën T, jo në pjesën tjetër të lëkurës.

Më poshtë ju paraqesim disa nga fondatinat më të mira.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF