KreuFashion

Një linjë makijazhi vetëm për meshkuj!

Tani nuk është më një risi që meshkujt të vendosim makijazh, por makijazh i prodhuar posaçërisht për meshkuj është akoma një concept i ri i bukurisë. Tom Ford dhe Clinique kanë dashur të nxjerrin në treg produkte për meshkuj por Chanel spo njoftoi nxjerrjen në treg të një linjë produktesh për 2019-ën të quajtur Boy De Chanel. Kjo linjë makijazhi përfshin tre produkte: një fondatinë të tejdukshme, laps për vetullat dhe një balsam mat për buzët.

“Ashtu si Gabrielle Chanel mori hua elemente nga garderoba e meshkujve për të veshur femrat, Chanel u frymëzua nga bota e femrave për të krijuar diçka për meshkujt,” tha kompania në një deklaratë për WWD.Shtëpia e modës tashmë ka krijuar edhe çantën e dorës dhe një parfum unisex të quajtur Boy.

Edhe pse ju mund të mendoni se ky emër është një referencë gjinie, në fakt është emri i dashurisë së parë dhe tragjike të Gabrielle Chanel Boy Capel. “Duke krijuar Boy De Chanel, linjën e parë të makijazhit për meshkuj Chanel rikonfirmon kodet e një vizioni të pandryshueshëm: Bukuria nuk është një aspekt gjinie, është aspekt stili.”Kjo linjë makijazhi do të dalë në treg në fillim në Korenë e Jugut më 1 Shtator sipas WWD.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF