
Aktorja nuk dinte asgjë: i shoqi e coi për pushime në një vend të mrekullueshëm, Bora Bora, por surpriza nuk ishte vetëm kjo. Bashkëshorti i saj prej 9 vitesh, sipërmarrësi francez Francois Henri Pinault kishte planifikuar cdo gjë deri në detaj. Mënyra më e mirë e tij për t`i treguar të shoqes sesa shumë e dashuron, ishte të martoheshin edhe nje herë tjetër!
Salma vetë rrëfeu përmes Instagramit se nuk kishte as idenë më të vogël se c`po ndodhte. Francois i kishte thënë vetëm se do të shkonin në një vend të jashtëzakonshëm relaksi, por ishte më shumë se kaq.
Hayek u martua me milionerin francez në ditën e Shën Valentinit të vitit 2009, ndërkohë që vajza e tyre, Valentina, kishte lindur në Los Angeles shtatorin e 2007-tës.