KreuCelebrity

Dua Lipa sfidë të hapur meshkujve të pop!

Këngëtarja e suksesshme Dua Lipa së fundmi ka ndërmarrë një nismë për të rrëzuar mitin se këngëtaret femra të popit janë të paafta për të prodhuar hitet e tyre. Mesa duket ylli i muzikës ndjen se është pjesë e një brezi të ri të fokusuar në thyerjen e barrierave dhe si gjithnjë ajo nis “luftën”.

“Gjithmonë ka qenë kjo stigmë pas yjeve të popit femra,- ka thënë 23-vjeçarja me origjinë shqiptare. Kur një këngëtar mashkull i muzikës pop ngjitet në skenë, njerëzit menjëherë besojnë se ata i shkruajnë vetë këngët e tyre dhe drejtojnë videot e tyre. Nëse je një artiste femër dhe nuk je ulur duke luajtur në piano, në kitarë apo çfarëdo instrumentoi por thjesht po performon një këngë, atëherë njerëzit mendojnë se gjithçka është përgatitur për ty dhe se nuk je më autentik ndaj vetes”.

Këtu do të jetë frymëzuar Dua teksa bën thirrje se femrat duhet të luftojnë më shumë për të marrë meritat që meritojnë.

“Mendoj se ka ardhur një pikë ku ne ndjehemi të sigurta dhe të lejohemi që të jemi kush të duam”.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF