Meghan, tmerrësisht e dobët në mbrëmjen e bamirësisë, c`po ndodh?

Ish aktorja amerikane, sot dukeshë e Sussex-it, është një njeri që kujdeset shumë për formën e vet fizike. Foto të hershme të saj e tregojnë pak më të mbushur nga sa jemi mësuar ta shohim që kur emri i saj mbushi për herë të parë faqet e mediave rozë për shkak të lidhjes me princin Harry.

Nga kujdesi me ushqimet, tek ushtrimet fizike, Meghani ia ka dalë mbanë të krijojë një trup tejet elegant e të tonifikuar. Por në mbrëmjen e bamirësise së mbajtur në Victoria Palace Theatre të Londrës, ajo u shfaq shumë më e dobët se zakonisht. Komentet në rrjetet sociale nuk munguan , duke mbërritur deri aty sa t`I krahasonin këmbët e dukeshës me ato të bashkëshortes ( mjaft të dobët e të madhe në moshë) të presidentit francez, Emmanuel Macron.

Në muajin maj, pati mjaft raportime në media sipas të cilave njerëzit e akuzonin Meghanin se po e “vdiste urie veten“ përpara dasmës. Dhe kjo nuk është dhe aq e pagjasë, pasi cdo femër në ditën e vet të madhe kërkon të duket sa më mirë që të jetë e mundur. Cështja është, nëse po e vazhdon akoma atë lloj regjimi ( sigurisht nëse e ka mbajtur vërtet), sepse realisht, nuk kishte fare nevojë!

Previous ArticleNext Article