Sozia e Melania Trump cmend internetin!!

Qarkullon prej disa kohësh ky thashethem, por fotot e videot e hedhura se fundi sidomos ato te realizuara këto ditë në Ohio, I kanë dhënë debatit një hov të ri: është apo nuk është ajo?

Zërat komplotistë thonë se zonja e parë e Shteteve të Bashkuara ka një sozi, e cila e zëvëndeson në mjaft raste në krah të presidentit.

Ajo që supozojnë persona të tillë është se dallimi mund të vihet re nga forma e hundës. Në fakt, të tilla pretendime nuk duket të kenë ndonjë bazë shumë të madhe, por njerëzit vazhdojnë të flasin dhe në rrjet, sozia e Melania Trump rezulton një prej keyword më të kërkuara!

Dhe për fotot më të fundit, ku vërtet duket një lloj dallimi, është gjendur edhe një shpjegim: problem i figurës, që mund të jetë punuar keq! Ju si mendoni?

Previous ArticleNext Article