Aktori i famshëm akuzohet për përdhunim nga një 22-vjeçare!

Akuzat për ngacmime seksuale ndaj aktorëve s’kanë fund dhe prèja e radhës është bërë aktori francez, Gérard Depardieu. Sipas disa burimeve gjyqësore, ai është akuzuar për përdhunim dhe agresion seksual nga një aktore e re në moshë.

Depardieu mohon kategorikisht të ketë bërë diçka të tillë, përmes avokatit të tij mbrojtës që ka folur për agjencinë e lajmeve “AFP”. Akuzat kundër 69-vjeçarit janë formalizuar përmes kallëzimit në polici nga një 22-vjeçare franceze, pak ditë më parë.

Akuzuesja e Depardieu është aktore dhe autore e cila ka pasur njohje me aktorin në fjalë përpara se të ndodhnin ngacmimet e pretenduara. Ajo “është tronditur” nga sulmet në fjalë, është cituar të ketë thënë agjenti i saj për medien franceze “BFMTV”.

Avokati i Depardieu, Hervé Temime tha se është i bindur që klienti i tij do të shfajësohet në fund të hetimit.

“Kam pasur një takim të gjatë me Depardieu dhe jam tërësisht i bindur se pafajësia e tij do të vërtetohet”, tha ai për radion “France Info”. Edhe aktori, sipas avokatit, është “tronditur” nga akuzat, që shkojnë kundër gjithçkaje “që ai respekton”.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article