Enrique Iglesias, një baba i cmendur pas binjakëve! 0 329

Angazhimet e shumta, koncertet, emisionet e show-t ku i duhet të marrë pjesë nuk e mbajnë dot Enrique Iglesias larg binjakëve të tij. Këngëtari lë kokën pas fëmijëve, tregojnë burime pranë 43 vjecarit.

Por këtë adhuruesit e Enrique-s kanë mundur ta shohin edhe vetë falë një videoje të postuar prej tij në Instagram ku shihet qartë sesa të lumtur janë të tre kur qëndrojnë bashkë.

Fëmijët gëzojnë shumë kur babai luan me ta, por edhe ai vetë shfaqet në qiellin e shtatë. Enrique Iglesias dhe Anna Kournikova u bënë prindër dhjetorin e 2017-tës. Që prej atëherë,  jetën e tyre private e kanë mbajtur larg syve të publikut, por herë pas herë kanë ndarë me ndjekësit ndonjë informacion apo foto të të vegjëlve të tyrë, Nicholas dhe Lucy.

Previous ArticleNext Article