Fadil Berisha: Klea Huta ngjan me këtë yll të ekranit! 0 6272

Konsiderohen si njëri prej cifteve më simpatikë të showbiz-it shqiptarë, dhe më të drejtë! Klea Hutën dhe Eldit Dodën është e vështirë të mos i admirosh.



Projekti më i ri televiziv i saj ka bërë që cifti të kalojë një periudhë tejet të bukur disa javorëshe në Amerikë. Postimet e herëpashershme të të dyve na kanë treguar se e kane shijuar në maksimum këtë qëndrim. Por atje kanë pasur dhe një surprizë tejet të bukur, të cilën do ta dëshironte shumëkush: një set fotografik nga i famshmi Fadil Berisha, i cili i mbështet pa ngurruar talentet shqiptare.

Për fatin e tyre të mirë, vëmendjen e Berishës këtë radhë e kanë rrëmbyer pikërisht Klea dhe Elgiti, të cilëvë fotografi i ka realizuar një foto tejet të bukur bardh e zi. Postimin, ai e shoqëron me mesazhin: krenarë për këta dy artistë të talentuar!

Më tej vjen vlerësimi për Klean: një bukuri natyrale, e cila i kujton…kë do thoni? Salma Hayek në rininë e saj!!!! Kështu thotë Berisha; ju si mendoni qëndron krahasimi?

Previous ArticleNext Article