Çifti Nora-Robert ‘djegin’ Turqinë!

Ata janë një ndër çiftet më seksi të showbiz-it shqiptar (apo mos duhet të themi janë çifti më seksi?). Nora dhe Roberti me një histori të gjatë dashurie e prindër të një vajze 3-vjeçare i kushtojnë rëndësi të veçantë fizikut të tyre, e jo më kot në çdo foto apo dalje publike ata të dy janë bombastik. Pasi kanë përmbyllur një verë plot me koncerte e impenjime muzikore, familja e bukur Berisha kanë marrë më në fund disa ditë pushime për t’u relaksuar. Nora, Roberti dhe Renee kanë zgjedhur një prej resorteve turistikë në Turqi pë të kaluar disa ditë të bukura nën shoqërinë e njëri tjetrit. Në fotot e publikuara në llogaritë e tyre të instagram mami dhe babi i Renee duken më në formë se kurrë dhe tmerrësisht seksi krejtësisht të tonifikuar e të palestruar.  Nuk e vëmë fare në dyshim që dyshja e njohur e showbiz-it shqiptar i kthen disa koka pushuesish kur ata dalin në plazh!

Dhe nuk kanë faj apo jo?!

Previous ArticleNext Article