KreuCelebrity

Më në fund një lajm nga Arbana Osmani!

Që prej përfundimit të sezonit të “Dua të të bëj të lumtur” 3 muaj më parë, Arbana Osmani u duk se ‘u zhduk’. Asnjë postim në isntagram, asnjë lokacion ku dhe me kë i ka kaluar pushimet, madje as miqtë e saj nuk postuan asnjë foto me Arbanën, asnjë lajm nuk ka qarkulluar këtë verë nëpër portale për moderatoren ikonike të Top Channel, e madje as këtë fillim sezoni  kur Top-i prezantoi spotin e programeve që do të na shoqërojnë, emri i Arbana Osmanit nuk figuroi kurrkund! E sigurisht shumë prej nesh pyetëm; Po Arbana ku është? Dhe ja pak momente më parë, moderatorja e dashur per publikun ka dhënë ‘shenja jete’ nëpërmjet një postimi në instastory. Osmani ka ndarë me ndjekësit  e saj një foto në të cilën ndodhet ajo dhe mikja e saj e zemrës Xhemi Shehu. Dy emrat e dashur të ekranit ndodhen në makinë, e destinacionin nuk e dimë për ku janë nisur; ama u lumturuam që Arbana më në fund u shfaq e me siguri fansat  e saj mezi po presin për të mësuar se kur do ta shohin në ekran!

Shpresojmë së shpejti!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF