KreuStil Jetese

3 marka që nuk i njihni, por duhet patjetër t’i shihni!

Nëse ju kërkojnë të numëroni disa marka luksi në veshje dhe aksesorë, sa prej tyre do të përmendnit? Mund të njihni shumë, ose pak marka, por disa emra janë aq legjendarë, sa i keni në majë të gjuhës. Dolce & Gabbana? Armani? Gucci? Dior? Valentino? Chanel? E pra, këta emra e kanë siguruar vendin e tyre në “Hollin e Famës” dhe emri i tyre shet po aq sa krijimet e tyre të bukura.

Megjithatë, kjo mund të mos jetë e drejtë për marka të tjera, më pak të dëgjuara, por me veshje dhe aksesorë po aq fantastike. Bota e modës është një pasarelë e gjerë, pa fillim e fund, dhe ka vend për imagjinatën e çdo stilisti. Sa është kjo në avantazhin e krijuesve, aq mund të jetë edhe në disavantazhin e tyre, sepse gjithnjë do të dalë dikush mbi të tjerët. Ama, kjo nuk i ndalon dhe as duhet t’i ndalojë stilistët të vazhdojnë t’i japin jetë imagjinatës së tyre të brendshme, që një ditë t’i shohin krijimet me emrin e tyre sipër, mbi të tjerë njerëz, të famshëm apo të thjeshtë qofshin. Kjo po, duhet të jetë një kënaqësi më vete!

Në këtë postim, ju prezantojmë 3 marka që mund të mos i keni dëgjuar më parë, por duhet vërtet t’u hidhni një sy dhe të prezantoheni me stilimet e tyre të bukura. Ndër to mund të gjeni edhe markën tuaj të re të preferuar!

1. Casadei

Kur ju vijnë ndërmend këpucët, flasim për këpucë fatale, me takë gjilpërë, ngjyra të guximshme dhe shoqëruese të denja për një #bosslady, mbase mendoni Christian Louboutin, apo Manolo Blahnik, dhe me të drejtë, sepse krijimet e tyre jo më kot janë legjendare! Louboutin ka të famshmet funde të kuqe të këpucëve, dhe Manolo Blahnik i detyrohet një pjesë të famës Carrie Bradshaw në “Sex & the City”, që gati i mbante këpucët e tij në një faltore adhurimi.

Megjithatë një tjetër markë, italiane, me emrin “Casadei” është mjeshtre në dizenjim këpucësh, të çdo forme dhe stili, gjithnjë të bukura. Në fund të fundit, a nuk është Italia mëmëdheu i modës dhe sidomos këpucëve luksoze? Edhe vetë shteti ka formën e një çizmeje!

Këto këpucë mund t’ju kenë kaluar pa i vënë re në disa personazhe të famshëm, por padyshim që marka njihet edhe nga VIP-at, të cilët i besojnë konceptit të saj.

Pse të mos i besojnë, në fund të fundit? Casadei krijon këpucë si nga Lindja, me motive vazosh porcelani, e deri te këpucë fatale për vetë Djallin, nëse do të ishte femër (që thonë se është).

Këpucët “Casadei” e kanë gjetur rrugën e tyre edhe në Shop Bordo! Për të parë produktet “Casadei” që disponojmë, klikoni këtu.

2. Braccialini

Në fakt, për këtë markë italiane me krijime aq të lezetshme kemi shkruar edhe më parë në Blog Bordo, në këtë postim. Ndonëse disa mund të jenë mjaft të njohur me Braccialini-n dhe çantat e tyre me forma që kënaqin çdo imagjinatë, të tjerë mund të mos e dinë që ka një markë specifike ku mund të drejtohesh, sa herë të duhet një çantë cilësore me dizenjo nga më uniket.

Do t’ju bëhet qejfi të mësoni se në Shop Bordo ka një mini-koleksion me këto çanta, me 50% ulje! Për t’u hedhur një sy çantave “Braccialini” që disponojmë, klikoni këtu.

3. The Cambridge Satchel Company

Kësaj radhe vijmë me një markë pak më lart Europës, me mëmëdhe Britaninë e Madhe, siç marka e deklaron me krenari edhe në emrin e saj: The Cambridge Satchel Company.

Historia mbrapa kësaj kompanie është tejet e këndshme, pasi marka prodhon çanta të inspiruara nga çantat e vjetra të shkollës në Britani. Krijuesja Julie Deane dhe e ëma e saj Freda nisën të prodhonin çanta lëkure në shtëpi me vetëm £600 kapital dhe një synim: T’i dërgonin fëmijët e Julie në një shkollë më të mirë. Kështu, edukimi ka inspiruar ngritjen e kësaj kompanie, si arsyeja pse ajo u krijua, ashtu edhe modeli i çantave që ajo krijon. Mbrapa The Cambridge Satchel Company qëndronte një kauzë fisnike.

Ishte thjesht çështje kohe para se marka të mëdha t’i afroheshin Julie-t për krijimet e saj, dhe çantat të shiheshin në duart e VIP-ave. Çantat “The Cambridge Satchel Company” nisën të quhen “çantat britanike IT”, status që i bëri ikonë të modës britanike.

“The Cambridge Satchel Company” njihet për modelin e saj ikonë të çantës zarf, me 2 rripa për ta mbyllur në pjesën e përparme, por marka e ka zgjeruar krijimtarinë e saj edhe me modele të tjera, si për femra, ashtu edhe për meshkuj. Çantat janë 100% lëkurë, prodhuar në Britani, me shumë dashuri. Duke i qëndruar besnike origjinës së saj, marka ofron ulje për studentët, që kanë pasion dijen dhe modën.

“The Cambridge Satchel Company” ka mbërritur edhe në Shop Bordo. Për të parë produktet që disponojmë nga kjo markë, klikoni këtu.

Burimi/Shopbordo.al

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF