KreuCelebrity

Rudina dhe Bieta ‘xing’ idesh!

Pasditja e së hënës së 3 shtatorit, ndezi motorët e programeve në dy televizionet më të ndjekur në vend. Dy moderatoret që do të ‘ndeshen’ këtë sezon në orarin e pasdites janë Rudina Magjistari dhe Bieta Sulo. Kureshtja ishte e madhe për të parë këtë ballafaqim të dy zonjave të shtëpive të tyre në Tv Klan dhe Top Channel. Krahas temave që emisionet përkatëse kishin zgjedhur për të ardhur këtë fillim sezoni, duket se ndodhi një ‘përplasje’ idesh, pasi në të dyja programet u trajtua e njëjta temë në një pikë të programit. Fenomeni ‘funny’ ‘kiki challenge’ që na ka shoqëruar gjatë kësaj vere, mesa duket u ishte dukur interesante për t’u bërë pjesë e  “Ftesë në 5”, dhe “Rudina”.

Kiki challenge @isidamollaymeri @oltaahmetaj @artenisaozaj @fatildasmajlaj ????

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo) on

Ndërsa të ftuarat e Bietës ‘dhuruan’ një shfaqje duke bërë edhe ato versionin e tyre të kësaj sfide që ka përfshirë të gjithë ‘botën’ e instagramit, nga ana tjetër Rudina preferoi të sillte vetë personalisht versionin e saj (edhe pse jashtë ambienteve të studios).

Kiki, do you love me? ❤️ Faleminderit regjisores sime @edlirabaholli per kete hapje te bukur te premieres se sezonit te ri televiziv ? #Rudina #RtvKlan #rudinamagjistari #kikichallenge

A post shared by RUDINA MAGJISTARI (@rudinamagjistari) on

Mesa duket ‘kiki challenge’ është kthyer në një temë tejet joshëse; aq sa nuk mund të lihej pa u prekur nga të dy programet më të ndjekura të pasdites.

Një tjetër ‘përplasje’ që na bëri përshtypje tek Rudina dhe Bieta ishte edhe zgjedhja e ngjashme e veshjes. Të dyja moderatorët kishin veshur nga një këmishë të gjerë mëndafshi, me pothuajse të njëjtat ngjyra.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF