Sa kushtoi dasma përrallore e Chiara Ferragnit? 0 669

Tre ditë feste për ceremoninë martesore të ciftit më të diskutuar të momentit në Itali u përcollën me përpikmëri të madhe në Instagram: nuk pati moment që dasma e blogeres me shumë influencë Chiara Ferragni dhe reperit Fedez nuk u nda me të gjithë botën ( e përkthyer kjo sigurisht, në përfitime reale për ciftin). 15 milionë klikime llogaritet të ketë pasur vetëm për videot në profilin e nuses. Në fund, pyetja që shtrojnë të gjithë është: po sa kushtoi e gjithë kjo??

Pa një deklaratë të saktë nga ata vetë, vështirë të bëhet një përllogaritje, por me përafersi, La Repubblica, ka arritur të nxjerrë një shumë: sipas gazetës së njohur, kremtimet e zhvilluara në Noto të Sicilisë, kanë një vlerë prej 20 milionë eurosh. Marramendëse, apo jo?

Previous ArticleNext Article