KreuCelebrity

Stefano Gabbana nuk e ka pëlqyer aspak fustanin dasmës së Chiara Ferragni; ja komenti fyes i stilistit!

Chiara Ferragni lidhi kurorë me partnerin e saj reperin Fedez këtë të shtunë, nëpërmjet një ceremonie moderne  të cilën të gjithë ne patëm  mundësi ta shihnim nëpërmjet rrjetit social Instagram.

Nusja të treja fustanet e ceremonisë ja besoi shtëpisë së modës Dior, por që duket se dizenjatori I brandit tjetër të njohur D & G nuk ka aspak mendim të mirë për zgjedhjen e bloggeres. Stefano Gabanna ka kometuar në një prej fotove të Chiara-s e veshur nuse nga Dior, ku ai ka shkruar vetëm një fjalë ‘cheap’ (e lirë).

Shefi i shtëpisë së famshme të modës ka patur kundër shumë ndekës pas këtij komenti, pasi ai shpesh bëhet objekt bisede për komentet diskriminuese dhe ofenduese ndaj personazheve të njohur

Disa muaj më parë ai ka ofenduar edhe Selena Gomez nëpërmjet komenteve në Instagram duke e quajtur atë ‘shumë të shëmtuar’, e po ashtu në një prej faqeve të modës në Instagram në të cilën ishte postuar një foto e Kate Moss, adminët e faqes pyesnin ndjekësit nëse modelja dukej bukur apo jo, ndërsa përgjigja e Gabbanës ishte thjesht “Jo”. Stilisti i shtëpisë së njohur të modës është cilësuar si gjuhë-acid për shkak të ofendimeve që ai pa u shqetësuar aspak thotë ndaj VIP-ave me famë botërore.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF