Klaudia Pepa, marramendëse në tapetin e kuq të Venecias! 0 5298

Festivali i Venecias ka mbledhur në qytetin lagunë emra të mëdhenj të ekranit, por e patëm dhe ne një “përfaqësuese“ dinjitoze ne tapetin e kuq të tij. Klaudia Pepa ishte pak të thuhet rrëzëllitëse, aq sa pamja e saj u komentua edhe në shtypin vendas si mjaft mbresëlënëse. Trupi i tonifikuar i balerinës shqiptare, ishte e pamundur të mos binte në sy.



Fustani i gjatë I mbyllur në fyt dhe me të cara të thella në të dy anët, nxirrte ne pah këmbët e bukura të Klaudias, duke e bërë kështu pjesë të një tendence të eventit të sivjetshëm për ta ekspozuar sa më shumë këtë pjesë joshëse të trupit femëror. Këpucët elegante ngjyrë nudë e kompletonin më së miri pamjen e 26 vjecares.

Hijeshia e saj e ktheu Klaudian në protagoniste të një tapeti të kuq ku në morinë e yjeve që rrëmbejnë vëmendjen mediatike, nuk është e lehtë të shnderrohesh në fokusin e kamerës!

Previous ArticleNext Article