Rudina Magjistari: vajzën, nuk e kam qëlluar kurrë!

 Ajo thërret të tjerët të rrëfehen në emisionin e saj, por këtë herë i ka shpëtuar dhe vetë një rrëfim. Mesa duket ishte tema e emisionit që e bëri Rudinën të zbulonte dicka më shumë mbi të bijën dhe marrëdhënien që ka me të ( kujtojmë se moderatorja është treguar shumë hermetike kur vjen fjala tek Mia, të cilës kujdeset të mos ia tregojë fytyrën në rrjetet sociale për t`i ruajtur privatësinë).

I jam mirënjohëse bashkëshortit tim që në momentin që nuk jam ndjerë unë mirë, është kujdesur ai për vajzën. Unë nuk e kam qëlluar kurrë dhe nuk besoj se do ta bej dot ndonjëherë, u shpreh Rudina. Madje kur ka raste që i ngre zërin, shtoi ajo, më pas ndihem shumë keq sepse më duket sikur e thyej.

Aulona Musta nga ana tjetër, që ishte ftuar në emision së bashku me të bijën, tregoi me shumë sinqeritet se episode të tilla, edhe i kanë ndodhur.

Mund të më ketë shpëtuar ndonjë shpullë, por bashkëshorti im nuk e ka qëlluar asnjëherë tha Aulona, duke theksuar megjithatë se në shumicën e rasteve, vogëlushen kur bën gabime, thjesht e dënojnë të shkojë në dhomën e saj.

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article