E ardhmja e familjes mbretërore? Programi kompjuterik tregon si do të duken në të 60-at Kate, Meghan dhe Herry 0 777

Një program teknologjik ka zbuluar se si do të duken Princi Harry, dukesha e Cambridge dhe Dukesha e Susexx kur të jenë pensionistë. Softueri i Fytyrës i zhvilluar nga doktorët e Harley Street parashikuan se si këta personazhe do të duken në të 60-at. E njëjta teknologji është përdorur edhe për këngëtarin e popit Harry Styles, aktualisht 24 dhe futbollistin e kombëtares së Anglisë Harry Kane, 25. Dr. De Silva tha: ‘Kjo hartë e re teknologjike e fytyrës na lejon që të shohim shkencërisht në të ardhmen dhe saktësisht se si do të plaket një person.

‘Kate Moss është ende një ndër femrat më të bukura në botë dhe ka qenë në krye të botës së modelingut për 25 vitrt r fundit, por shkalla e plakjes përshpejtohet kur femrat arrijnë mpshën 40 vjeçare. Ky proces tashmë ka filluar te Kate dhe ajo mund edhe të vuajë nga zgjedhja e stilit të jetesës si pirja e duhanit  gjë që përshpejton procesin e plakjes.

Megjan Markle është ajo që duket më mirë në moshën 60 vjeçare. Stili i saj i jetesës dhe gjenet e saj sugjerojnë se plakja e saj do të jetë më e mira e mundshmedhe madje do të duket më mirë se kunata e saj Dukesha e Cambridge. Kate njësoj di Meghan do të plaket e bukur por mund të duket disa vite më e madhe si pasojë e ndryshimit të ngjyrës së lëkurës.

Princi Harry do të duket njësoj si babai i tij Princi Charles kur të jetë 68 vjeç. Pjestarët e familjes mbretërore kanë gjene shumë të mira dhe jetojnë gjatë pjesërisht kjo falë dietës së shkëlqyer që ata ndjekin dhe shërbimit më të mirë mjekësor që paratë mund të blejnë.

Por vitet e kaluar nëpër turne dhe netët e gjata pa gjumë mund ta përshpejtojnë procesin e plakjes për një yll të muzikës pop si Harry Styles që tregohet se si do të duket pas 35 vjetësh.

Harry kane ndjek një dietë të shkëlqyer  dhe është në super formë dhe shumë i shëndetshëm por do të plaket më të njëjtat ritme si Harry Styles pasi edhe futbollistët kalojnë shumë kohë në diell.

 

Burimi/Dailymail

Previous ArticleNext Article