Ish banori i Big Brother, spiker lajmesh në TV!!! 0 718

Përpara dy vjetësh, tregonte sesi kishte lënë televizionin për tu bërë trajner futbolli, cka  e kishte ndihmuar të humbiste ndjeshëm në peshë. Por pavarësisht rikthimit asokohe tek pasionii i tij i parë, sporti, Erion Zeqiraj duket nuk ka mundur t`i qëndrojë larg ekranit për një kohë të gjatë.

Një nga ish banorët e edicioneve të kaluara të Big Brother Albania, i njohur jo vetëm për humorin, por edhe imazhin e tij, tani duket ka vendosur të rishkelë sërish një territor që nuk është krejtesisht i ri për të. Televizionin ai e njeh, sepse përvec eksperiencës tek show i famshëm, ka prezantuar edhe emisionin “ Kolor“ në Radio televizionin shqiptar, por tani, duket se do ta shohim të ulet në karrigen e spikerit të lajmeve në Tema Tv.

Previous ArticleNext Article