Princi Charles nuk shkon fare mirë me William dhe Harry-n?? 0 934

Është përfolur me kohë se Princi Charles nuk ka marrëdhënie fort të ngrohta me dy djemtë e tij. Por tani janë burime brenda vetë familjes mbretërore britanike që pohojnë se gjërat mes tyre vërtet nuk shkojnë dhe aq mirë. Ata janë njerëz shumë të ndryshëm të cilët thjesht nuk merren vesh me njëri-tjetrin, madje rrallë takohen jashtë detyrimevë zyrtare, pohon personi që ka preferuar të mbetet anonim.

Burimi tregon se Charlesit nuk i ka pëlqyer fare fakti që Williami dhe Harry folën vitin e kaluar për humbjen e të ëmës, princeshës Diana, duke bërë deklarata emocionuese.

20 vjet nga aksidenti që i mori asaj jetën, Harry rrëfeu me sinqeritet sesa të vështirë e pati pjesëmarrjen në varrim dhe sidomos ecjen pas arkëmortit të saj, sidomos duke pasur parasysh që atë moment e ndoqën miliona vetë edhe përmes ekraneve.

Previous ArticleNext Article