Pulë me bajame, një recetë e shpejtë dhe shijshme kineze 0 507

Një pjatë e shijshme dhe e shpejtë, pula me bajame, ndonëse një recetë kineze, është përqafuar dhe pëlqyer shumë edhe në perëndim falë kombinimit të shijshëm të përbërësve. Një recetë të cilën ne po e sjellim sot për ju duke ju këshilluar ta provoni.

Përbërësit: 400 gramë gjoks pule, 100 gramë bajame të qëruara, ½ qepë, 1 lugë miell orizi, 3 lugë vaj, 1 lugë e vogël xhenxhefili, 50 ml salcë soje, kripë, oriz basmati.

Përgatitja: pastrojeni gjoksin e pulës dhe priteni në kuba të mëdhenj dhe hidhni një lugë miell. Në një tigan hidhni bajamet dhe piqini për disa minuta.

Në një tigan tjetër, ku keni hedhur vajin, shtoni qepën e grirë dhe xhenxhefilin e grirë gjithashtu. Pas pak çastesh shtoni edhe copat e pulës me miell dhe lërini me zjarr të lartë për gati dhjetë minuta.

Pastaj shtoni salcën e sojës, të cilën e keni përzier më parë me një ose dy lugë ujë. Përfundoni duke shtuar bajamet dhe lëreni në zjarr edhe për pese minuta.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *