10 gjërat që nuk dini për Lori Hoxhën

Fashionistja dhe njëra prej trashëgimtareve të gjigandit mediatik “Top Media” i është përgjigjur një seri pyetjesh të bëra në adresë të saj në rrjetin social Instagram. Falë këtij të fundit mësuam edhe 10 gjëra që nuk i kemi ditur prej Lorit.
1- Modeli i saj në jetë është mamaja, Vjollca Hoxha.
2- Peshon 50 kilogramë dhe është 160 cm e gjatë.
3- Dy njerëzit e saj të preferuar në botë janë motrat: Sara dhe Redia
4- Lumturi në jetë për Lorin është një tavolinë e madhe me gjithë familjen
5- Nuk e di ku do jetë pas 20 vjetësh, por shpreson diku afër detit.
6- Nëse ndonjë ditë vendos të martohet, atëherë ose do e bëjë në fshehtësi të plotë ose do ja thotë vetë e para gjithë botës.
7- Show televiziv i preferuar: “Friends”. Nëse nuk keni parë “Friends” nuk mund të jesh mikeshë me Lorin sepse nuk do kuptoje batutat e saj në shumicën e kohës, është shprehur fashionistja në Instagram.
8- Gjëja më e shtrenjtë që ka thyer është telefoni i saj, 120 herë.
9- Personazhi i famshëm që e konsideron perfekt është aktorja e njohur Jennifer Aniston
10- Pyetja më e shpeshtë që i bëhet në rrjetet sociale është lidhur me aplikacionet dhe filtrat që përdor për fotot e saj. Lori është përgjigjur se përdor  “Facetune” për rregullim, VSCO (A$ dhe C8) për filtra dhe “Afterlight”
Previous ArticleNext Article