Anjeza Shahini publikon foton e rrallë me të shoqin!

Këngëtarja me vokalin e fuqishëm është larguar prej Shqipërisë prej vitesh për të ndjekur nga pas të shoqin diplomat. Ata vunë kurorë përpara tre vitesh në një ceremoni të mbajtur larg syve të publikut, dhe po kaq e tërhequr ka qenë në përgjithësi këngëtarja edhe me postimet në rrjetet sociale.

Detajet që ajo ofron mbi jetën e vet private janë të pakta, ndaj publikimi I fotos me të shoqin në përvjetorin e tretë të martesës, ishte një surprizë mjaft e këndshme. Anjeza duket mjaft e lumtur në krah të Paul Connolly.

“Ky është një çift i lumtur dhe i martua prej tre vitesh. Gëzuar përvjetorin tonë. 3 vjet martuar. Çifti i lumtur jemi ne”, ishte mesazhi shoqërues i saj në Instagram.

Previous ArticleNext Article