E mbajti sekret për 9 muaj, këngëtari i njohur bëhet baba për herë të tretë!

Deri në momentin e ardhjes në jetë të fëmijës së tyre të tretë, Robbie Williams dhe bashkëshortja Ayda Field e mbajtën sekret lajmin se ata do të bëhen sërish prindër për 9 muaj rresht.

Në fakt fëmijën e  tyre e ka mbajtur në bark në nënë zëvendësuese dhe kjo është edhe arsyeja që sekreti është mbajtur lehtësisht larg syve të publikut. Çifti mirëpritën vajzën e tyre të cilën e kanë pagëzuar me emrin Colette Josephine Williams.

Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë këngëtari nëpërmjet një foto të pesë duarve të postuar në Instagram. Robbie dhe Ayda janë edhe prindër të Theodora Rose Williams 5 vjeç dhe Charlton Valentine Williams.

Previous ArticleNext Article