Interior/ Si të keni pak ajër vintage në shtëpitë tuaja 0 589

 

Këmbët elegante të komodinës, dollapi alla parizien apo pasqyrat me kanate, nëse doni që shtëpia juaj të ketë një frymë paksa vintage, nëse nuk i gjeni dot në dyqan, disa prej këtyre mobiljeve janë kaq lehtësisht të gjindshme edhe në depon e shtëpisë.

Ky është një sugjerim sidomos për ata që e pëlqejnë stilin retro për ambientet ku jetojnë. Në këto sugjerime, do të hasni mobilje tipike skandinave të viteve ’70-të, tavolina me syprina qelqi apo kolltukë komodë, ndonjë raft që ju vjen ngadalë në kujtime apo telefoni i vjetër që përdorte gjyshja për t’ju marrë në telefon. Mjafton t’i gjeni secilës vendin e duhur dhe të jeni të sigurtë që shtëpia juaj do të transformohet krejtësisht në pak orë.

Provoni këtë stol të stilit skandinav me 3 ndenjëse, praktik dhe minimalist

Tek këto kolltuqe do të kuptoni se modelet e viteve ’80 ishin tejet komode

Ju kujton tryezën e punës së zyrës, por ama ka linja të theksuara

 

Inspiruar nga dizajnet aziatike, ky dollap mbetet kaq joshës për çdo vend

Një radio e viteve 1960, e cila konkuron në çdo periudhë edhe USB-në

Një pasqyrë triptike, ideale për t’u pozicionuar në vende ku nuk zë hapësirë

Një tavolinë me syprinë jeshile dhe me guralecë e frymëzuar nga vitet ’50-të

Eh sa kujtime do t’ju sjellë mulliri i vjetër i kafes së gjyshes, përveç aromës

Këto damixhanë prej qelqi janë kaq të bukur, sa mund t’ja gjeni vendin kudo

As smartphone-at  nuk e zbehin dot telefononin ikonë të viteve 1970

 

Previous ArticleNext Article