KreuStil Jetese

Këto 7 gjëra që nuk duhet të bëni pasi keni ngrënë!

E keni pyetur ndonjëherë veten nëse keni zakone të mira të të ngrënit? Nuk po flasim vetëm për të ngrënën ushqim më vlera të larta ushqyese, flasim për veprimet që bëjmë para, pas ose gjatë të ngrënit. Secili nga ne ka një rutinë që shoqëron të ngrënin dhe ndoshta ndonjë nga veprimet që ne bëjmë mund të jetë i gabuar. Hidhini një listës së veprimeve që nuk duhet të bëni pasi keni ngrënë!

Mos pini cigare
Cigarja me të vërtëtë që është shumë e dëmshme për shëndetin aman ëse e konsumoni pasi keni ngrënë është 10 herë më e dëmshme për organizmin tuaj.

Mos konsumoni fruta pas drekës
Frutat rekomandohen nga të gjithë ama shumë pak e dinë se frutat pas një vakti mund të jenë të dëmshme. Frutat treten lehtë dhe u duhet vetëm 20 minuta që të udhëtojnë nga stomaku nëpër zorrën e trashë. Nëse konsumohen pas një vakti ato do të ngecen me ushqimin tjetër në stomak duke mos mundur të kalojnë në zorrë dhe do të prishen duke prishur kështu edhe ushqimin tjetër që ju keni konsumuar më herët.

Jo çaj apo kafe pas vakteve
Edhe çaji dhe kafeja kanë benefitet e tyre nëse konsumohen në një masë të caktuar pasi sigurisht tejkalimi i masës është i dëmshëm. Sugjerohet nga dietologët se çaji apo kafeja duhet të konsumohen të paktën 1 orë pas vaktit.

Mos bëni dush pas konsumimit të vaktit
Nëse sapo keni ngrënë duhet të prisni minimalisht 30 minuta nëse doni të laheni pasi tretja ka nevojë për energji dhe qarkullimin e gjakut në trup dhe dushi direkt bën që gjaku të qarkullojë drejt lëkurës duke bërë trejtjen të vështirë.

Zgjerimi i rripit pas vakti, fakt apo e rremë?
Kjo tregon se keni konsumuar më tepër ushqim se sa duhet prandaj nuk është një gjë e mirë.

Mos shëtisni menjëherë pasi keni ngrënë
Nëse shëtisni menjëherë pasi keni konsumuar një vakt mund të keni derdhje të acidit të stomakut ose mostretje të ushqimit. Kështu që prisni të paktën 30 minuta përpara se të shëtisni pas konsumimit të një vakti ushqimor.

Të flini menjëherë pas gjumit është një ide e keqe
Për asnjë lloj arsyeje mos flini menjëherë pasi keni ngrënë sepse ndërsa shtriheni lëngjet tretëse të stomakut marrin një drejtim tjetër dhe ju shkaktojnë një ndjesi djegëse.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF