KreuStil Jetese

Ja nga cila sëmundje jemi të rrezikuar nëse ndihemi të përgjumur gjatë ditës!

Personat të cilët ndihen të përgjumur gjatë ditës kanë shumë gjasa që të vuajnë nga sëmundja e Alzaimer sipas një studimi të kryer kohët e fundit. Në këtë studim ku morrën pjesë 123 vullnetarë për një periudhë kohore 16 vjeçare , studiuesit zbuluan se pavarësisht arsyeve , mungesës së gjumit, stresit  apo diçkaje tjetër- përgjumja gjatë ditës lidhet me zhvillimin e kësaj sëmundjeje.

Faktorë të tillë si dieta dhe aktiviteti mendor janë thelbësore për parandalimin e sëmundjes së Alzaimerit, por gjumi nuk ka arritur akoma në këtë status edhe pse kjo mund të ndryshojë,’ thotë Dr. Adam Spira. Nëse gjumi jo i mirë ndikon te kjo sëmundje atëherë ne mund të jemi në gjendje që të trajtojmë pacientët me problem gjumi për ti shmangur këto probleme.

Kjo është hera e parë që alzaimeri lidhet me gjumin. Personat që vuajnë nga sëmundja e Alzaimerit kanë probleme me gjumin. Në fakt një nga arsyet kryesore se përse familjarët vendosin që ta çojnë një person i cili vuan nga dementia në azil është pikërisht sepse nuk mund ti përballojnë netët pa gjumë. Studimet sugjerojnë se se kjo ndodh pasi kjo sëmundje nuk e lejon një person që të flejë. Sidoqoftë studimet e ndryshme kanë parë dhe anën tjetër të medaljes, se gjumi I keq mund të jetë një shkaktar jo një simptomë e sëmundjes.

‘Nuk ekziston ende një kurë për Alzaimerin kështu që duhet të bëjmë më të mirën e mundshme që ta shmangim. Edhe nëse gjendet një kurë përsëri duhen theksuar strategjitë e parandalimit,’ thotë Dr. Spira. Një gjumë i rregullt dhe i mjaftueshëm mund të jetë një mënyrë për të parandaluar apo ngadalësuar këtë sëmundje.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF