Le të bëjmë një xhiro brenda shtëpisë së Jennifer Lopez! 0 3887

Jennifer Lopez mund të jetë ende ‘Jenny from the block’, ama shtëpia në të cilën jeton ylli i muzikës nuk i ngjan aspak bllokut të prejardhjes së saj. Do të bëjmë sot një xhiro në të gjitha ambientet e shtëpisë mega -luksoze të Lopez. Shtëpia, apo më mirë të themi resorti sepse banesa e Lopez nuk ka asgjë më pak se një resort gjigand në të cilin pushojnë qindra vetë, kap një vlerë prej 17 milion dollarë.



Në gjithë hapësirën e saj gjen 13 banjo, një teatër gjigand në të cilin J.lo dhe miqtë e saj shohin  filmat e preferuar, një palestër, një palestër kërcimi, një dhomë-garderobë, studio regjistrimi, si dhe një sallon gjigand bukurie. Sigurisht që shtëpisë nuk  mund t’i mungojë edhe pishina gjigande, në pjesën e jashtme të shtëpisë. Lajmi i mirë: Kjo shtëpi është në shitje! Lajmi i keq: Çmimi është 12.5 milion dollarë.

 

 

Previous ArticleNext Article