Ngjyrat më të bukura të manikyrit për këtë vjeshtë!

Zëvendësoni nuancat e verës me nuancat më të reja të vjeshtës. Manikuristja e yjeve të Hollivudit Skyy Hadley ka zgjedhur pesë nuance manikyri që janë perfektë për stinën e vjeshtës.

Ngjyrë e kuqe

‘Më pëlqen shumë ngjyra e kuqe e errët për këtë sezon,’ thotë Hadley. Ngjyra perfekte është ajo mes ngjyrës së kumbullës, të zezës dhe burgundy.

Ngjyra lejla

‘Kjo ngjyrë do t’u japë thonjve tuaj një pamje të bukur me një hije misterioze,’ thotë Hadley. Kjo ngjyrë shërben shumë mirë si një ngjyrë neutrale me tonet e duhura të grisë.

E zezë

‘E adhuroj si duken thonjtë e zi,’ thotë Hadley. Zgjidhni ngjyrën klasike që ju bën të dukeni të sofistikuar ditën dhe seksi për një stilim natën

E bardhë

Një manikyr i bardhë qëndron shumë mirë dhe nuk e tërheq vëmendjen nga pjesas tjetër e veshjes

Ngjyrë bakër

Është koha të shkëlqeni këtë vjeshtë me ngjyrën e bakrit perfektë për këtë stinë

Previous ArticleNext Article