A e keni parë Ponin pa make up?

Zëri i saj i plotë e i thellë dhe performanca e admirueshme e kanë kthyer në një këngëtare mjaft të dashur për publikun shqiptar. Por Poni, përvecse e talentuar, është dhe një femër mjaft tërheqëse e pamja, në showbiz ka goxha peshë, atëherë kur kombinohet edhe me zotësinë.

Vajzave të përfshira në këtë lloj bote u duhet të jetë gjithmonë të kuruara e të përdorin rëndom një grim të rëndë, ndaj është gati gjë e rrallë t`i shohësh pa make up.

Por Poni nuk e ka frikën se do të zhgënjejë njeri dhe me të drejtë: ajo në fakt, duket mjaft mirë në foton e postuar së fundi, ku shfaqet me pizhame dhe krejtësisht natyrale. këngëtarja ka shijuar qetësinë e së djelës në shtëpi , pas angazhimeve të shumta të verës, që duket se ka qenë mjaft e ngarkuar për të me udhëtimë si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.

Previous ArticleNext Article