Ariana Grande thyen heshtjen pas vdekjes së Mac Miller dhe mbylljes së komenteve në Instagramin e saj! 0 899

Ariana Grande ka thyer heshtjen pas lajmit të vdekjes s ëish të dashurit të saj Mac Miller. Grande e nderoi reperin duke postuar një foto bardhë e zi të tijën në faqen e saj të Instagramit. Kjo foto u publikua pasi ajo çaktivizoi komentet në faqen e saj si pasojë e komenteve të shumta që e akuzonin atë se ishte fajtorja për vdekjen e Miller.

Grande dhe Miller ishin së bashku për rreth 2 vjet deri në Prill të këtij viti. Ajo konfirmoi ndarjen e tyre në faqen e saj të instagramit në Maj të këtij viti. “Ky është një ndër miqtë e mi më të mirë në botë dhe njeriu im i preferuar në planetin Malcolm McCormik,” shkroi ajo në atë kohë. “E respektoj dhe e adhuroj atë pafund dhe jam mirënjohëse që e kam patur në jetën time, pavarësisht ndryshimeve në marrdhënien tonë ose asaj se çfarë jet aka pregatitur për ne! Dashuria e pakushtëzuar nuk është egoiste. Është të duash më të mirën për atë person edhe nëse atë moment nuk je ti. Mezi pres të di dhe të të mbështes përgjithnjë dhe jam shumë krenare për ty!”

Grande foli rreth problemeve që Miller kishte me drogën në një përgjigjje që I dha një fansi në Twitter. “Jam kujdesur për të dhe jam përpjekur ta mbështes për ta lënë varësinë dhe jam lutur që të gjejë balancën…… Sigurisht që nuk tregova sa e vështirë dhe e frikshme ishte ndërsa ndodhte por ishte me të vërtetë. Do të vazhdoj të lutem nga thellësia e zemrës që ai të kuptojë dhe çdo grua tjetër në të njëjtën situatë ta kuptojë gjithashtu.”

Previous ArticleNext Article