Brenda dasmës së Rona Nishliut, fotot e para! 0 5532

Përvec fotos aq të bukur të nuses dhe dhëndrit në makinë, ku Rona shkëlqen në thjeshtësinë dhe elegancën e saj, nga dasma e këngëtares trupvogel me vokal te fuqishëm nuk kishte imazhe të tjera. Megjithate, falë stilistes Flutura Dedinja dhe fotove të postuara prej saj, arritëm ta shuajmë kureshtjen tonë ( jo plotësisht ama).

Rona ka qenë përgjithësisht hermetike në lidhje me jetën e saj private, dhe këtë e reflektoi edhe tek “qetësia“ me të cilën u përpoq ta kalonte këtë moment pa e mediatizuar shumë atë që konsiderohet si një prej ditëve më të rëndësishme të jetës! Florisi, i shoqi ( një djalë nga Tirana ) po ashtu duket mjaft i tërhequr. Dhe ne kjo na bën ti pëlqejmë akoma më shumë, e ti urojmë vetëm të mira!

Previous ArticleNext Article