Pse ushqimi i mbetur nga një ditë më parë ju shton oreksin! 0 117

Të gjithë e konsumojmë ushqimin që ka mbetur nga një ditë më parë në mënyrë që të mos shkojë dëm por në fakt sipas një studimi të kryer kohët e fundit kjo ndikon për keq në dietën tonë dhe aktivitetin fizik. Shumica e personave që janë me dietë konsumojnë pak ushqim dhe pjesën tjetër e ruajnë për më vonë.

Sidoqoftë studiuesit e Marketingut në Universitetin e Michigan kanë zbuluar se kjo bën që njerëzit të besojnë se kanë ngrënë shumë pak duke bërë që të shtojnë më shumë ushqim në vaktin e tyre dhe duke lënë mënjanë kështu aktivitetin fizik. Kjo çështje po bëhet problem pasi po merr përmasa të mëdha pasi edhe ata persona të cilët konsumojnë vetëm gjysmën e ushqimit të tyre përsëri po marrin shumë kalori. Nuk ka rëndësi sa ushqim dikush ha herën e parë nëse porcioni që ata lënë për më vonë është i madh ata mendojnë se kanë ngrënë shuëm pak ushqim madje këta njerëz konsumojnë shumë ushqime të pashëndetshme dhe sasi më të madhe ushqimi në vaktin tjetër. Sipas studimit të kryer ushqimi i mbetur ndikon shumë në perceptimin e njerëzve, motivimin dhe shëndetin e tyre.

 

Burimi/Dailymail

Previous ArticleNext Article