Renato Mekolli, sërish në Top Channel: “Do bërtas edhe më keq se përpara“! 0 1233

“Hell’s Kitchen” , programi që tregon gjithë cfarë ndodh në kuzhinën e shefit të një restoranti, ka njohur një sëri sezonesh të suksesshme në Shtetet e Bashkuara.

Në Shqipëri ai do të vijë në ekranin e Top Channelit, i drejtuar nga Renato Mekolli.

Shefi i “rreptë“ , që do të jetë njëkohësisht edhe moderator I emisionit, iu përgjigj pyetjeve të fansave në Instastory, duke treguar kështu se “Hell’s Kitchen” nis në tetor cdo të premte në orën 21.00, se zgjat deri në janar dhe se ishte ideja e tij, dhe më e këndshmja: një përdorues i rrjetit social e pyet nëse do të bërtasë edhe këtu aq shumë sa tek MasterChef-i, dhe cfarë përgjigje jep Renato? Edhe më keq!!! Bën shaka besojmë!

 

Previous ArticleNext Article