E shoqja e Lorik Canës i përgjigjet me shumë klas fansave që i thonë se ai është më i bukur! 0 2326

Si bashkëshortja e ish kapitenit tejet karizmatik të kombëtares shqiptare, Monica Ercoli Cana ka fituar edhe mjaft ndjekës në Instagram, pasi është bërë goxha popullore mes shqiptarëve.

Bashkëshortja bukuroshe e Canës komunikon shpeshherë me ta në opsionin “ Ask“ dhe i kthen përgjigje pa përtuar edhe në gjuhën shqipe, të paktën në shumicën e rasteve. Në morinë e pyetjeve kureshtare, së fundi i mbërriti dhe një “ konstatim“!!

Dikush i ka shkruar Monica-s atë që pretendon se është një e vërtetë:

 “Loriku është më i bukur se ti, më fal”.

Tjetërkush mund të ishte nervozuar, e mbase ia kthente me ndonje thumb përgjigjen këtij pretendimi të guximshëm. Por jo Monica që replikon me shumë finesë: Po, e di!!!

Previous ArticleNext Article