Ndryshimet prekin një tjetër emision në Top Channel!

 

 

 

Pak ditë më parë nisën zërat se Dojna Mema dhe Kelvi Kadilli, prezantues të “Pop Culture” në Top Channel nuk do të ishin më pjesë e emisionit pasi në orarin kur transmetohej ai, nisi një tjetër program. Ndonëse Dojna konfirmoj prezencën e saj ne Top, nga Kelvi nuk dihej asgje deri më sot kur përmes rrjeteve sociale dyshja konfirmoi jo vetëm vazhdimin e emisionit dhe dhe ndryshimet që prekin atë.

Kështu emisioni rinor ka zhvendosur transmetimin e përditshëm vetëm ditën e shtunë por ka zgjatur minutazhin në plot 160minuta. Jo vetëm kaq, por bashkëautore e tij do të jetë edhe vetë Dojna Mema ndërsa pjesë e prezantimit do të jenë edhe dy gazetarë të rinj: Andi Vrapi dhe Xhesika Mucaj- kjo e fundit u zbulua nga spektakli i verës në Top Channel, “Top Talent”. Më poshtë ju njohim me pjesë të spotit:



 

Previous ArticleNext Article