KreuArt

Sezoni i ri: Moderatoret që ngelet pa ekran!

Sezoni i ri televiziv ka nisur tashmë transmetimet e para dhe lëvizjet, ikjen dhe prurjet e reja thuajse janë zbuluar. Por kur është mësuar shumica e emisioneve dhe protagonistët, ka disa emra të njohur moderatorësh që kanë mbetur ende pa asnjë projekt televiziv, së paku nuk janë dukur në asnjë sigël të publikuar.

Marina Vjollca pret “C’est la Vie” apo…

Më e lakuara ndër prezantueset është padyshim Marina Vjollca. Prezantuesja e një sezoni të spektaklit “C’est la vie” në Tv Klan, ndonëse bëri shumë bujë me largimin e saj nga televizioni prej nga ku kish nisur karrierën, Top Channel nuk dihet se çfarë projekti do të bëjë këtë sezon. Deri më tani, Marina pavarësisht eksperiencës dhe shikuesve që mezi presin ta shohin sërish në ekran, nuk ka asnjë të re dhe ka mbetur pa emision.

Arjola Shehu ngel pa “drekë”! Tani do gatuajnë shefat…

Ish-prezantuesja e InTV drejtoi për një sezon emisionin e drekës në Tv Klan “Kush vjen për drekë”, një shoë ky argëtues në gatim por jo vetëm mes VIP-ave. Megjithatë pavarësisht rekrutimin nga In TV dhe përfshirjes edhe në festivalin “Kënga Magjike” si blerje e re e Klan-it, Arjola nuk shihet gjëkundi këtë sezon. Vizita e saj në Top Channel u përkthye në media si një lëvizje, por deri më tani moderatorja nuk ka konfirmuar asgjë. Ajo që dihet ështe se orari i transmetimit që Shehu kishte në Klan, i është besuar dy shefave të njohur Alfio Rrotani dhe Indrit Çela, që si për ironi të fatit (dhe Ajolës) janë ‘rrëmbyer po nga In Tv, Mesa kemi mësuar, tematika e emisionit do të jetë pak a shumë e njëjtë ku në thelb do të jetë gatimi, ndonëse shefat do të kenë veçoritë e tyre.

Nevina Shtylla jo më në “Jo vetëm modë”! Orinda i zë vendin…

Prezantuesja e “Jo vetëm modë” nuk do të jetë më pjesë e Tv Klan. Të paktën stafeta e emisionin që drejtoi për një sezon, iu kalua nga drejtuesit prezantueses së njohur të Vizion Plus, Orinda Huta. Pas eksperiencës në In Tv, Tv Klan i dha Shtyllës emisionin e drejtuar historikisht nga Floriana Garo, por që mesa duket planet ndryshuan. Edhe Nevina u promovua goxha nga Klan në emisione dhe spektaklin e Kënga Magjike 2017, ndërsa pas drejtimit të emisionit të përjavshëm nuk dihet fati i saj televizit. Na mbetet të presim ende!

Anjeza Maja lë Top Channel. Po tani?!

Prezantuesja e njohur Anjeza Maja, pavarësisht se u largua nga emisioni i mëngjesit në Top Channel, edhe pse u përfol për projekte të tjera ka mbetur ende pa gjë. Në një intervistë të dhënë pas largimit për shqiptarja.com, Maja është shprehur qartësisht se ka vendosur me vullnetin e saj të plotë të ndërpresë kontratën tre vjeçare me emisionin e paradites “Në Shtëpinë Tonë” për të ndjekur rrugë të tjera. Ndër të tjera ajo ka pohuar se do të merret edhe me biznes privat. Zërat që qarkullojnë janë se ajo do të jetë pjesë e Tv Klan por deri më tani, nuk dihet asgjë.

Ikën Xhani Shqerra, vendin ja zë Arjoni

Moderatori i angazhuar në prezantimin e emisionit ‘’My Living’’ në platformën Tring, Xhani Shqerra largohet nga emisioni i tij pas një eksperience disa vjeçare. Vendi i tij në emision tashmë ëhstë zëvendësuar nga ish-banori i Big Brother Albania, njëkohësisht prezantues në radio, Arjon Muça. Nuk dihet nëse Xhani e la apo e larguan, ndërsa mbetet për t’u parë se në cilin televizon do të shfaqet në vijim.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF