S’ka më dilema! Ja ku do e shohim Arbanën këtë sezon

Ndërsa merkatoja televizive ka kohë që zien, për Arbana Osmanin nuk dihej ende asgjë. Sikur të mos mjaftonte kjo, moderatoja dhe autorja e “Dua të të bëj të lumtur” prej kohësh nuk është aktive as në rrjetet sociale duke lënë në pikëpyetje edhe ‘fatin’ e saj këtë sezon.

Por këtë të hënë, vetë Arbana ka postuar një foto në Instagram bashkë me miqtë e saj më të mirë, Eno Popin dhe Xhemi Shehun në ambientet e studiove të Top Channel duke i dhënë fund çdo dileme për të ardhmen e saj televizive.

 

Ndonëse qëllimi i fotos ka qënë për t’i uruar fat mikut të saj, Eno Popit në nisjen e emisionit të tij më të ri “Dilema”, vendndodhja tregon shumë. Ajo që mbetet për t’u parë është se kur dhe me cilin emision do të shfaqet moderatorja historike e Top Channel.

Previous ArticleNext Article