Kim Kardashian qenka në fakultet?? Dhe në cfarë dege!!! 0 707

Kur flitet për Kim Kardashian, mund të të vijnë në mendje shumë gjëra: fundshpina, operacionet plastike, superkurimi i imazhit, fotot nudo, guximi për të provokuar me qëllimin për tu dukur gjithmonë seksi dhe përherë në qendër të vëmendjes.

Por universiteti, zor se është gjëja  e parë që të vjen në mendje në momentin kur përmendet emri i pinjolles më të famshme të Klanit Kardashian! Epo, Kimi thuhet e ka marrë jetën më seriozisht së fundi dhe na i paska hyrë një shkolle mjaft te forte: juridikut! Ylli I reality show-t është frymëzuar, sic rrëfen i shoqi, Kanye West nga fushatat e ndërgjegjësimit për reformat në burg.

Angazhimi me to e shtyu që të bindte presidentin Donald Trump t`i falte dënimin një gruaje të moshuar, të burgosur për trafikim lëndësh narkotike ( vetëm një herë e kishte bërë e shkreta atë gjë, por e kishin zënë mat). Përfaqesuesit e Kim-it megjithatë i kanë dhënë  një sqarim më të thellë pretendimeve të Kanye, duke thënë se e shoqja nuk po ndjek tamam-tamam shkollë, por është përfshirë në një mënyrë të tillë në sistemin ligjor, sa duket sikur po bën shkollë drejtësie!

 

 

Previous ArticleNext Article