KreuCelebrity

Kylie Jenner diskuton mbi ‘fiksimin’ e saj për buzët dhe ndryshimin e trupit pas shtatzanisë!

Që prej kohës kur ajo u shfaq në ekran në moshën 10 vjeçare, është bërë një ikonë influencuese e modës, një sipërmarrëse e suksesshme e kozmetikës dhe më e rëndësishmja nëna e vajzës së saj 7 muajshme Stormy. Si një nga fytyrat më të famshme në industrinë e argëtimit, Kylie Jenner, 21 tashmë flet për faktin se me kalimin e viteve është mësuar të mos preket më nga kritikat e shumta ndaj saj dhe për ndryshimet e trupit të saj pas shtatzanisë në një moshë shumë të re.

Duke qenë në kopertinën  Vjeshtë/Dimër TË Glamour, ylli i reality show, e cila është drejt rrugës për tu bërë bilioneria më re në botë, foli edhe për pjesën më të famshme të trupit të saj: buzët.

Shija e saj e hollë për modën dhe stilin e ka bërë atë një forcë influencuese dhe nuk ka qenë kurrë më e dukshme sesa kur ajo konfirmoi se kishte bërë buzët në 2015-ën disa muaj pas spekulimeve. Duke folur për jetën e saj Kylie tha: ‘Isha shumë e pasigurt rreth buzëve të mia. Më pëlqnte iluzioni i të paturit buzë më të plota prandaj i mbi-lyeja buzët e mia shumë dhe më pas njerëzit u fiksuan pas kësaj.’

Kyu fiksim solli edhe “ Kylie Jenner Lip Challenge” (sfida e buzëve të Kylie Jenner) ku shumë njerëz i frynë buzët e tyre , shumica duke përfunduar në rezultate skandaloze. Si rezultat i një interesi të gjerë që e rrethonte, Kylie ka parë një vëzhgim të kujdesshëm nga publiku i gjerë ndër vite: “ Shumë gjëra negative më ndodhën njëherësh’, tha ajo.

Sidoqoftë nëna e një vajze, duket se ka gjetur mënyrën si ta përballojë të gjithë këtë duke pranuar: “Sigurisht që më prek por mësohesh të mos ua vësh shumë veshin. Asnjë gjë nuk ka zgjatur aq gjatë saqë të mos e kaloja, kështu që edhe kur del një thashethem apo një lajm i keq, e di se do të kalojë. Çdo gjë në jetë është kalimtare.”

Lidhja e parë publike e Kylie ishte me reperin Tyga në 2014-ën kur ajo ishte vetëm 17 vjeç. Ata u ndanë në 2017-ën dhe ajo u lidh me Travis Scott me të cilin ka edhe vajzën e saj Stormy.

Pas mbajtjes sekret të shtatzënisë, Kylie dhe Travis sollën në jetë vajzën e tyre Stormy në Shkurt të këtij viti. Duke folur për ushëtimin e saj si një nënë e re Kylie pranoi: ‘Shtatzania e ndryshoi komplet trupin tim në një moshë shumë të re, por kjo nuk më intereson.”

Vite pasi ajo ka qenë një yll reality show, Kylie i ka të qarta prioritetet e saj në jetë, mëmësinë dhe kompaninë e saj Kylie Cosmetics.

‘Biznesi më ka dhënë një qëllim. Më pëlqen të punoj, pasi mami na ka edukuar me një etikë pune të gjithave ne. në qoftë se nuk do e kasha këtë nuk e di se çfarë do të bëja. Unë krijoj, ky është një ushtrim për mendjen time dhe mendoj gjithnjë si të prodhijmë produkte të reja,” tha Kylie.

Ylli i ‘The Life of Kylie’(Jeta e Kylie) pranoi se çdo gjë që ajo bën tani e tutje e bën për vajzën e saj: “Unë punoj shumë fort për Stormin që t’ja kaloj asaj Kylie Cosmetics- nëse ajo do të jetë e interesuar- gjë që do të ishte fantastike.”

Burimi/Dailymail

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF